#rtvora
Reportazhi i ?Rai 3? për trekëndëshin e trafikut të drogës Meksikë-Kolumbi-Shqipëri nxori në një deklaratë pëër mediat kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Për Bashën gjetjet e këtij dokumentari dhe deklaratat e funksionarëve të lartë të policisë dhe prokurorisë së Antimafias italiane për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në Shqipërisë janë tronditëse.

Basha: E gjithë Italia dhe Europa sikundër Shqipëria është tronditur nga dëshmitë që kanë sjellë policët dhe prokurorët për drogën.Kanabisi po kultivohet në 1/3 e territorit të Shqipërisë, sasisa e kanabisit është 5 herë më e lartë se vitin e kaluar.

Krimi shqiptar ka ndërtuar celula në gjithë Evropën dhe Amerikën Latine. Organizatat shqiptare kontrollojnë gjithë trafikun e heroinës. Organizatat shqiptare janë kthyer në lojtarë të mëdhenj të trafikut, që e marrin në Evropë dhe e fusin në Shqipëri.

Krimi shqiptar është zhvilluar për shkak të pandëshkueshmërisë. Krimi ka kapur të gjitha nivelet e qeverisjes dhe ka mbështetjen e të gjithëve. Kriminelët e kërkuar në Evropë shëtisin të lirë në Shqipëri. Kjo po e kthen Shqipërinë në një shtet të falimentuar, që kontrollohet nga krimi. Çdo gjë është e financuar nga paratë e drogës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/basha-sasia-e-kanabisit-ne-vend-5-here-me-e-larte-se-vitin-e-kaluar
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz