Duke ironizuar akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha, zv.kryeministri Erion Braçe tha se ai duhet t'i drejtohet se Prokurorisë për të bërë një denoncim pasi nuk do arrestohet për pastrim parash.<br /><br />"Lulzim Bashës dhe çdo qytetari që ka dyshime mbi veprimet e çdo organi t'i drejtohen prokurorisë me një akuzë konkrete. Lulzim Basha të mos ketë frikë. Nëse shkon në prokurori për të denoncuar nuk të arrestojnë për pastrim parash. Zyrat e prokurorisë janë të hapura", tha Braçe.
