Surprise Me!

Report TV - Digjet një 'Benz' në Krujë, dyshohet i autorëve të plagosjes së Martinit

2019-08-11 0 Dailymotion

LAÇ-Plagoset me armë zjarri djali i xhaxhait të Ervis Martinit. Edon Martini 19-vjeç nga Fushë Kuqja e Kurbinit u qëllua me armë pasditen e sotme në hyrje të qytetit në rrugën kryesore në lagjen nr.1. Ai u transportua në spitalin rajonal ku iu dha ndihma e parë dhe më pas në Tiranë te Trauma për ndërhyrje të specializuar, pasi ka marrë disa plagë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.<br /><br />Policia deklaron se plagosja ka ndodhur në rrethana të paqarta, ndërsa ka nisur hetimet dhe janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. Por kush është Ervis Martini? Ai është pronar i disa bizneseve në Tiranë dhe i akuzuar si i dyshuar në përplasjen me armë zjarri në zonën e ish-bllokut në Tiranë në tetor të vitit të kaluar ku mbeti një i vdekur.Gjendet një makinë e djegur në fshatin Borizanë të Krujës. Report Tv siguron pamjet e makinës tip 'Benz' në flakë, ndërsa dyshohet se është e autorëve që plagosën Edon Martinin në Laç.

Buy Now on CodeCanyon