Surprise Me!

E pushtuan me shezlonge, çadra e karrige, lirohet plazhi në Qerret e Spille, tatimorët e bashkisë ço

2019-08-11 0 Dailymotion

KAVAJE-Policia vijon aksionin anti-informalitet duke liruar 1000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme, ndërsa ka proceduar 2 përfaqësues subjektesh dhe ka kallëzuar zyrtarët e tatim taksave.

Hapësira e liruar është në Qerret dhe Spille. Policia ka sekuestruar rreth 200 komplete çadra e shezlongë të vendosur në mënyrë të paligjshme. Përfaqësuesit e subjekteve që janë kallëzuar janë; A.B dhe E.H. Ata akuzohen për veprat penale "Fshehja e të ardhurave", "Mospagimi i taksave dhe tatimeve" dhe "Pushtimi i tokës", pasi kishin zënë hapësirën e plazhit me shezlonge, çadra e karrige në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu policia e Kavajës ka përcjellë dokumentet në prokurori edhe për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës" në ngarkim të zyrtarëve të tatim taksave në Bashkinë Kavajë, të proceduar më parë gjatë operacionit "Plazh i Lirë" të zhvilluar në Golem, të cilët nuk kanë kryer detyrën, duke lejuar që këto biznese dhe të tjera të proceduara më parë nga policia, të ushtronin aktivitet në mënyrë të kundërligjshme.

Operacioni është në vijim në gjithë vijën bregdetare, ndërsa deri tani janë liruar hapësira publike nga veriu në jug.

Buy Now on CodeCanyon