LAÇ-Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e plagosjes së Edon Martinit 19-vjeç dje në Laç. Ata janë dy të rinjtë; G.R. 21-vjeç i qëlloi mbi Martinin dhe A.M. ( L.) 25-vjeç që akuzohet për armëmbajtje dhe moskallëzim krimit, të dy banues në Laç.<br /><br />Sipas policisë bëhet fjalë për një konflikt që ka nisur disa javë më parë mes tre personave dhe që vijoi dje duke u përshkallëzuar në plagosjen me armë zjarri të 19-vjeçarit, i cili është kushëriri i parë (djali i xhaxhait) të Ervis Martinit.<br /><br />I plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës për mjekim të specializuar, pasi ka disa plagë në trup. Ai u gjet i gjakosur në anë të rrugës në lagjen nr. 1 të qytetit të Laçit, pasi u qëllua nga 21-vjeçari që është shpallur në kërkim. Autorët dyshohet se pas ngjarjes dogjën makinën në Borizanë të Krujës.
