#rtvora

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të certifikatave të pastërtisë së figurës në shtetin italian të kryebashkiakut të ri të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi i quajti mashtrim të opinionit publik, dokumentet e publikuara nga Pjetri, me detyrim të kryeministrit Rama.

"Edi Rama detyroi serish Valdrin Pjetrin të mashtrojë për të mbuluar të kaluarën e tij si trafikant droge. Pasi dështoi me TIMS-in, që fakton se Valdrin Pjetri nuk ka shkelur në Itali për 7 vjet, trafikanti i Ramës publikoi dokumente që mashtrojnë opinionin publik për të kaluarën e tij kriminale".

Bardhi shkruan se Rama bëri me Pjetrin të njëjtën gjë që ka bërë edhe me Roshin.

"Njëlloj siç bëri edhe Elvis Rroshi për të fshehur dënimin, edhe Valdrin Pjetri, sot publikoi dëshminë e penalitetit si çertifikatë virgjërie".

Sipas bardhit ky dokument është i pavlefshëm sepse pas kalimit të një periudhe kohore dënimi i marrë në të shkuarën nuk shkruhet më në dëshminë e penalitetit. Ndërsa i ka adresuar një pyetje se çfarë i kujton data 27 Janar 2003.

"Ky dokument nuk ka asnjë vlerë.

Kushdo e di që pas kalimit të një periudhe të caktuar kohore, dënimi i marrë në të shkuarën nuk shkruhet më në dëshminë e penalitetit.

Ky është edhe rasti i dokumentit të publikuar nga Valdrin Pjetri. Ai dokument nuk provon që një person nuk ka qenë ndonjeherë i dënuar.

Për t?i rifreskuar kujtesën drejtuesit politik të Edi Ramës në Qarkun Shkodër, për sonte po bëjmë vetëm 1 pyetje:

Çfarë të kujton data 27 Janar 2003?"

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bardhi-i-pergjigjet-pjetrit-cfare-te-kujton-27-janari-2003

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz