#rtvora
Shifrat e dhëna nga mediat greke se në Greqi kanë qenë me pushime mbi 1 mln persona nuk është e saktë. Përfaqësues të shoqatës së turoperatorëve sqarojnë se pavarësisht se Greqia mbetet një destinacion i preferuar kjo e dhënë është e pamundur pasi një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk janë pushues. Ndërkohë që Turqia mbetet destinacioni i preferuar i shqiptarëve edhe pse çmimet u rritën me rreth 20%.

Një milion shqiptarë që kanë hyrë në Greqi gjatë 2018 nuk janë të gjithë pushues. Shoqata e tur operatorëve thekson se kjo e dhënë është regjistruar në kufi dhe është e pamundur që të jetë e saktë.

Ata ngrenë pikëpyetje për mënyrën se si realizohen statistikat në lidhje me këtë çështje. Në këto të dhëna, operatorët turistikë pretendojnë se pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk shkojnë me pushime por për vizita tek të afërmit ose për të punuar me sezon.

Besnik Vathi, Shoqata e Turoperatorëve: Janë të përhershme në hyrje në kufi dhe i analizojmë si pushues. Është e pamundur që nga Shqipëria të kenë shkuar për pushime 1 mln shqiptarë. Mund të llogaritet si turist edhe kur shkon babai tek fëmijët e tij që jetojnë në Greqi, apo lëvizjet tek të afërmit, por nuk është ajo që raportohet dhe komentohet.

Ndërkohë Turqia mbetet destincioni më i preferuar i shqiptarëve edhe pse çmimet kanë pësuar rritje me rreth 20%

Besnik Vathi, Shoqata e Turoperatorëve: Antalia në Turqi është destinacioni numër 1 që tërheq më shumë shqiptarë edhe përsa i përket numrit, por kryesisht për vlerën në të cilën pushimet paguhen në Antalia. Si destinacion 2 është Greqia, që tërheq një numër të madh, por kuptohet në vlera më të vogla, pasi edhe numri i netëve apo vendet e pushimit që kërkohen janë të lira.

Pavarësisht krizës politike që përfshiu vendin numri i turistëve që kanë hyrë në Shqipëri ka pasur rritje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nje-milion-shqiptare-turiste-ne-greqi-vathi-eshte-e-pamundur

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz