#rtvora

Kryeministri Edi Rama bën një hap pas dhe "lëshon" Valdrin Pjetrin të cilin pasi i besoi drejtimin e bashkisë së Shkodrës i kishte besuar edhe Partinë Socialiste të këtij qyteti. Deri para pak ditësh detyra e drejtuesit të qarkut socialist të PS-së mbahej nga Ditmir Bushati por në mbledhjen e Asamblesë Kombëtara, Rama njoftoi ndryshimin.

"Vendosja e Valdrinit drejtues aty është gjëja e duhur" deklaronte Rama para gazetarëve më 30 korrik, ndërsa sot vetëm pak orë pasi Partia Demokratike publikoi dokumentin e questurës së Firences përmes një postimi në twitter Rama distancohet dhe shkruan se deri në zbulimin e së vërtetës PS dhe Valdin Pjetri i ka rrugët e ndara.

?Jo Valdrini,po vëllai im të jetë, s?ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua,në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale. Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual!? shkruan Rama në Twitter.

Sipas dokumentit të publikuar nga PD, Pjetri u dënua më 21 qershor 2003 nga Gjykata e Firences Itali me 18 muaj burg dhe 1000 euro gjobë. Madje ai vetë shprehet PD ka firmosur pranimin e fajësisë.

Përmes rreshtave duket se Rama nuk e fsheh dot zhgënjimin.

"I edukuar, i zoti, i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar, po kjo s?mjafton më! Kurrë s?kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin, po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.

E me këtë rast, të tërë ta fusin mirë në kokë: Unë s?kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt! Shkoj në luftë për çdo ide, qëllim a shok armësh, po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky, as marr më, as lejoj më t?i marrë PS!"
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-pjetri-dhe-ps-i-kane-rruget-e-ndara

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz