Surprise Me!

Keni kaluar nga Presidenca? Çfarë kuptimi kanë fotot e ekspozuara në kangjella

2019-08-15 1 Dailymotion

TIRANË- Një kërkim fotografik, ndonëse në dukje i thjeshtë, por që përcjellë identitetin shqiptar edhe vlerat e trashëgimisë sonë kulturore mund të vizitohet këto ditë nga turistët e huaj edhe vendas në ?muzeun në qiell të hapur? tek kangjellat e Presidencës së Republikës së Shqipërisë. Janë të rinj shqiptarë edhe të huaj autorët e 10 fotografive, të përzgjedhura pas konkursit ?Mbro dhe promovo?, që nëpërmjet fokusit të aparatit të tyre kanë sjell monumente historike nga Jugu në Veri, por edhe bukuri të rralla natyrore në këtë ekspozitë lëvizëse. Drejtoresha e revistës ?Art & Trashëgimi?, Ilda Mara teksa flet për qëllimin e konkursit disavjeçar të ?Mbro dhe promovo? ndalet edhe tek kontributi, që ka kjo ekspozitë për të rritur edhe më shumë ndërgjegjësimin e të rinjve mbi vlerat edhe bukuritë e vendit tonë.<br /><br />?Ne kemi qenë shumë të kënaqur me pjesëmarrjen e të rinjve në këtë edicion të tretë. Ka pasur 63 pjesëmarrës, nga të cilat u përzgjodhën 10 foto. Ajo që kemi vënë re është se interesi i të rinjve ka qenë përherë edhe në rritje. Ndërkohë, që ka një lloj vazhdimësie edhe interesi çdo vite, sepse të rinjtë janë të ndërgjegjshëm për vlerat që kemi. Prandaj, kjo ekspozitë ka një vazhdimësi, pikërisht sepse përgjigja është pozitive?, shprehet Mara.<br /><br />Fotografia fituese në këtë konkurs, është ?Sarda mesjetare shqiptare, ishulli i Shurdhahut, Vaut të Dejës? e studentit polak të arkeologjisë Michal Pisz. Pisz në kuadër të misionit arkeologjik franko-shqiptar në Luginën e Drinit ka fotografuar gjurmë mesjetare në ishullin e Shurdhahut në lumin Drin, ku ndodhet qyteti mesjetar i Sardës, në liqenin artificial te Vaut të Dejës.

Buy Now on CodeCanyon