Surprise Me!

RTV Ora - Transformohet tërësisht hyrja nga Kombinati në Tiranë

2019-08-18 1 Dailymotion

#rtvora
Drejtuesit e automjeteve që hyjnë në Tiranë nga Kombinati do të udhëtojnë në rrugë me infrastrukturë dhe sinjalistikë.

Pas rehabilitimit të hyrjeve nga Rruga e ?Elbasanit?, Rruga e ?Dibrës? dhe Rruga ?Dritan Hoxha?, Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e segmentit rrugor nga mbikalimi i ?Shkollës Teknologjike? deri në Kombinat, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve në këtë aks të rëndësishëm.

Pasi inspektoi punimet e kryera, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja e PS, Blerina Gjylameti, tha se ky nuk është vetëm një investim për banorët e Kombinatit, pavarësisht se ata janë përfituesit kryesorë.

Veliaj: Janë 2.5 km që lidhin Unazën e Madhe të Tiranës me qendrën e Kombinatit, aty ku kemi mbaruar edhe investimin tjetër te varrezat e Sharrës, por edhe i rrugës nga Sharra në Vaqarr. Është një lajm i mirë, sidomos për hapësirat që kemi përfituar në trotuar. Është lajm i mirë edhe për qytetarët e Kombinatit që do të lëvizin lirshëm me vajtje-ardhjet në qendër të Tiranës, edhe për banorët e Vaqarrit, Pezës, Ndroqit apo ata që respektojnë të afërmit e tyre në varrezat e Tiranës.

Kryebashkiaku dha lajmin e mirë për vijimit e projekteve për përmirësimin e infrastrukturës edhe në nivel kapilar në lagje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/transformohet-teresisht-hyrja-nga-kombinati-ne-tirane

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon