Fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit shkuan që herët në mëngjesin e së mërkurës në restorantin ?Panorma? në Porto Palermo.

Ai ishte në pronësi të Mihal Kokëdhimës, që u arrestua javën e kaluar pasi dhunoi disa turistë spanjollë.

Sipas IKMT, objekti rreth 2 mijë metër katror, i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare të vendit, rezultonte pa leje, ndërkohë që shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit.

Në operacion janë përfshirë forca të policisë lokale, por nuk ka pasur rezistence nga familjaret e Mihal Kokëdhimës i cili ndodhet ne arrest me burg.

Një javë më parë pronari i këtij restoranti u konfliktua ashpër me një grup turistësh spanjollë dhe 2 shoqëruesit e tyre shqiptarë. Ata ishin larguar nga restoranti për shkak se kishin mbetur të pakënaqur nga shërbimi por Kokëdhima reagoi duke u hedhur mbi makinën e turistëve duke qëndruar aty për rreth 3 kilometra. Pas denoncimit në polici ai u arrestua dhe Gjykata e Vlorës e la në burg me akuzat e dëmtimit të pronës me dashje dhe kërcënimit.

Tv Klan