SHKODËR - Zhbllokohet situata e likujdimeve financiare në Bashkinë e Shkodrës. Në kushtet kur ditën e djeshme (20 gusht) kryetares së Bashkisë së Shkodrës, i ka mbaruar zyrtarisht mandati, Voltana Ademi i ka deleguar firmën e saj nënkryetares, Emilja Koliqi.

Ditën e djeshme, Bashkia e Shkodrës, me firmë të Voltana Ademit, kërkoi likujdime për bashkinë në Degën e Thesarit të Shkodrës, por përmes disa komunikimeve me e-mail, dega e Shkodrës kërkoi informacion në Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit në Ministrinë e Financave, nga ku u mor përgjigjja se "sipas ligjit, kryetares së Bashkisë i mbaron mandati më datë 20.08.2019, ora 16:30 sipas orarit zyrtar, për ditët në vijim do të jetë këshilli bashkiak që duhet të zgjidhë problemin".

Por sot, Ministria e Financave sqaroi në një reagim zyrtar, se në zbatim të ligjit, janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit Shkodër, të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore. Këto likujdime do të vazhdojnë të kryhen, pasi tashmë firmën për këto veprime e ka marrë nënkryetarja e Bashkisë. Kryetari i Zgjedhur më 30 qershor, Valdrin Pjetri, u tërhoq nga detyra ende pa u betuar si kryebashkiak, pas publikimit të një vendimi nga drejtësia italiane që ai kishte marrë shumë vite më parë me dënim nga shteti fqinj dhe gjobë për drogë.

"Lidhur me situatën e krijuar në Bashkinë Shkodër, ju bëjmë me dije, se strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i kanë ndjekur nga afër këto procedura në përputhje më legjislacionin në fuqi. Përsa i përket kësaj situate, Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron se: Ditën e djeshme janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit, Shkodër, të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore. Për këtë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit dhe Dega e Thesarit, Shkodër, ka gjithë dokumentacionin e nevojshëm përsa më sipër. Kështu që bazuar mbi të gjitha këto arsyetime që paraqitëm më lart, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ju bën me dije, se ky dikaster është në funksion të zbatimit të ligjit për të gjithë qytetarët njësoj pa dallime", thuhet në reagimin e plotë të Ministrisë së Financave.SHKODËR - Zhbllokohet situata e likujdimeve financiare në Bashkinë e Shkodrës. Në kushtet kur ditën e djeshme (20 gusht) kryetares së Bashkisë së Shkodrës, i ka mbaruar zyrtarisht mandati, Voltana Ademi i ka deleguar firmën e saj nënkryetares, Emilja Koliqi.

Ditën e djeshme, Bashkia e Shkodrës, me firmë të Voltana Ademit, kërkoi likujdime për bashkinë në Degën e Thesarit të Shkodrës, por përmes disa komunikimeve me e-mail, dega e Shkodrës kërkoi informacion në Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit në Ministrinë e Financave, nga ku u mor përgjigjja se "sipas ligjit, kryetares së Bashkisë i mbaron mandati më datë 20.08.2019, ora 16:30 sipas orarit zyrtar, për ditët në vijim do të jetë këshilli bashkiak që duhe...