#rtvora
Regjistrimi përfundimtar për klasat e para do të nis më 2 shtator. Për të kryer regjistrimin në shkollat përkatëse prindërit duhet të bëjnë gati disa dokumente.

Aida Hajdaraj: "Duhet çertifikatë personale për këtë asiston shkolla. Vërtetim i okulistit dhe vërtetim i ndjekjes së parashkollorit nëse e ka ndjekur një të tillë. Lista emërore që vjen gjithmonë dhe është në bashkëpunim i pushtetit vendor dhe MAS për nxënësit që janë të zonës, për ata që nuk janë të zonës duhet vërtetim nga njësia bashkiake.

Aida Hajdaraj, Specialiste pranë DAR Tiranë, thotë se në të njejtën kohë fillon edhe regjistrimi në arsimin e mesëm.

Aida Hajdaraj: "Duhet dëftesa e arsimit bazë, formulari i kurrikulës me zgjedhje në momentin që nuk e kanë asistuar dhe certifikatë personale"

Por çdo vit janë të shumta dhe të pashmangshme kërkesat e prindërve për ti regjistruar fëmijët në shkollat pranë qendrës, aty ku ata mendojnë se cilësia e mësimdhënies është më e lartë. Hajdaraj shpjegon se regjistrimi duhet të kryhet vetëm në institucionet arsimore pranë vendbanimit.

Viti shkollor 2019-2020 për sistemin arsimor bazë dhe atë të mesëm do të nis më 16 shtator.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shkolla-nis-me-16-shtator-dokumentet-qe-duhen-regjistrimin-e-femijeve

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz