Hetimi i delegohet Prokurorisë së Dibrës

Me argumentin se nuk janë gjetur prova se në dyshimet për shit-blerjen e votave në Dibër është përfshirë një grup i strukturuar kriminal, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencë për dosjen e njohur me numrin ?184?.

Dosja i është deleguar prokurorisë së Dibrës, atje ku edhe dyshohet se ka ndodhur vepra penale. Hetimet do të jenë mbi akuzën e korrupsionit në zgjedhje.

Vendimi është marrë nga prokurori Klodian Braho. Në Dibër ende nuk është caktuar ende prokurori që do hetojë këtë çështje me që ka shkaktuar debate të forta në politikë. Krimet e Rënda kanë marrë në analizë edhe përgjimet, të cilat ishin në dosje dhe u bënë publike nga gazeta gjermane ?Bild?.

Aty dëgjoheshin funksionarë të lartë të partisë socialiste, të cilët komunikojnë me zyrtarë, biznesmenë dhe policinë lokale mbi rezultatin e zgjedhjeve. Bild zbardhi biseda te ministrave të asaj kohe Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri, por edhe të deputetëve, Xhemal Qefalia, Pjerin Ndreu e Ulsi Manja si dhe shefit të policisë në Dibër, Robert Aga.

Në përgjimet e publikuara është edhe një telefonatë e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Krimeve të Rënda nuk vërtetohet se këta persona kanë bashkëpunuar me njëri-tjetri në formën e një grupi kriminal për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve. Tashmë hetimi do të jetë në dorë të prokurorisë lokale, e cila do të vlerësojë faktet në dosje dhe do të marrë një vendim për dosjen qe u hetua tre vjet nga Krimet e Rënda.

Tv Klan