Surprise Me!

Report TV -Në kërkim të njerëzve të humbur/ Skuadra e Romës publikon foton e Bleona Matës

2019-08-22 3 Dailymotion

Roma ka ndërrmarë një nismë shumë të veçantë për fëmijët e humbur. Bashkangjitur postimit të zyrtarizimit të mbrojtësit të krahut të djathtë, Zapakosta janë publikuar edhe fëmijët në të gjithë botën që rezultojnë të zhdukur, mes tyre edhe Bleona Matën.<br /><br />Fotoja është ajo që publikoi disa muaj më parë emisioni "Pa gjurmë" në Report Tv, ku është realizuar identikiti se si ajo duket në moshën 16-vjeçare. "Këtë verë Roma mbështet nismën për të gjetur fëmijët e humbur në të gjithë botën", shkruhet në postimin e klubit italian për zyrtarizimin e Zapakostës. Bashkangjitur fotos ata kanë publikuar edhe numrin e celularit të zyrës në Romë, ku mund të kontaktojë çdo qytetarë që ka informacion.Ekspertët ndërkombëtar amerikanë realizuan pamjen e Bleonës sot një adoleshente, me një foto ekskluzive të vajzës që nga zhdukja e saj më 22 maj të vitit 2010. Drejtori i CRCA Altin Hazizaj, për degën në Shqipëri, në bashkëpunim me emisionin 'Pa Gjurmë' në Report TV shfaqi për herë të parë këtë foto, që tregon progresionin e moshës së Bleona Matës dhe ndryshimin që ka pësuar ajo gjatë rritjes, deri në moshën aktuale, që është sot.<br /><br />Në profilin Twitter të ekipit kryeqytetas në Itali përveç çeshtjes së Bleona Matës u shfaqën dhe dy foto e dy shqiptarëve të humbur në shtetin anglez.

Buy Now on CodeCanyon