TIRANË- Një 26-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u plagos me plumb në kokë nga një tjetër person teksa ishte duke rregulluar kondicionerin në një vilë tre katëshe që po rikonstruktohej, në rrugën "Muhamet Gjollesha" në Tiranë, në zonën e "Myslym Shyrit". Policia e Tiranës dha një informacion zyrtar, duke sqaruar se ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, ndërsa është bërë i mundur edhe identifikimi i autorit, por për arsye hetimore policia jep vetëm inicialet, L.V banues në Tiranë.<br /><br />Indrit Çelaj, nga Mallakastra, ishte duke punuar në vilën në rikonstruksion, së bashku me një punëtor tjetër, kur papritur një person ka ardhur me armë duke e qëlluar në kokë. Ata kanë pasur një konflikt të çastit mes tyre, dhe më pas L.V ka qëlluar me pistoletë duke e lënë të palgosur rëndë të riun, dhe më tej është larguar menjëherë nga vila. Ka qenë kolegu i tij që e ka çuar 26-vjeçarin në spital, nga ku mësohet se ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje kome. Ai nuk është në gjendje për të dhënë dëshmi, çka do të hidhte dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.