FIER- Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Shënpjetër në Fier, ku si pasojë është dëmtuar rrjeti elektrik i furnizimit me energji i këtij fshati. Menjëherë sapo është njoftuar OSHEE ka bërë të mundur stakimin e energjisë elektrike për shkak se përcjellësit elektrik ishin shkrirë nga zjarri, gjë që mund të sillte edhe pasoja më të rënda për shkak të kontaktit të rrymës me tokën.<br /><br />Sipas policisë, zjarri ka rënë rreth orës 10:15 minuta dhe dyshohet se kanë qenë disa banorë të zonës të cilët fillimisht i kanë vënë zjarrin për të pastruar një arë dhe më pas flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Ndërkohë policia dhe shërbimi zjarrfikës po punojnë për shuarjen e plotë të këtij zjarri.
