#rtvora

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin se po fsheh nga drejtësia kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun, i cili ka një dosje të hapur në Greqi. Kryeopozitari thekson se socialistët e Vorës i kërkuan Ramës që të mos e kandidonte Kajmakun më 30 por por ai nuk dëgjoi kërkesën e tyre dhe veshi me pushtet politik një të kërkuar që po i fshihet prej vitesh drejtësisë greke.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka veshur me pushtet dhe po mbron nga drejtësia, Agim Kajmakun, i zgjedhur kryebashkiak në Vorë më 30 qershor.

Pak ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet për këtë çështje, përmes një videomesazhi në faqen e tij zyrtare Basha shprehet se Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare, pasi ka kapur dhunshëm çdo pushtet me ndihmën e një bandë kriminelësh e hajdutësh me të cilët vjedh Shqipërinë.

Basha: Njëlloj si me Valdrin Pjetrin, Edi Rama e di se Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit! Hajduti Psiqik e di se i përzgjedhuri i tij për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën.

Sipas bashës, Edi Rama vendosi veton dhe injoroi kërkesën e socialistëve të Vorës para 30 qershorit që të mos kandidonte një person për të cilin e gjithë Vora e di se ka probleme të hapura me drejtësinë greke.

Basha: Jorgo Kajmaku duhet të largohet dhe të merret menjëherë i pandehur sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit dhe ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij. Ai duhet të përballet edhe me drejtësinë greke të cilës i është fshehur prej vitesh! Por sërish Edi Rama e mbron Jorgo Kajmakun nga zbatimi i Ligjit të Dekriminalizimit, me anë të prokurorisë së korruptuar dhe politizuar.

Basha thekson se për sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do të ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të vjedhin dhe dhunojnë shqiptarët.

Sipas kreut të opozitës, krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm ndaj largimi i Kryeministrit është jetik për vendin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-agim-kajmaku-po-i-fshihet-drejtesise-greke-prej-disa-vitesh-rama-e-di

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz