TIRANË- "Jemi në komunikime intensive me ndërkombëtarët", kjo ka qenë deklarata e kreu të opozitës Lulzim Basha pas takimit me nënkryetaren e grupit parlamentar CDU/CSU për Europën Katja Leikert dhe me ambasadorin austriak Johan Sattler.<br /><br />Pas këtij takimi në një prononcim për mediat kreu i Partisë Demokratik është ndalur tek akuzat kundrejt kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku i cili është bërë prej disa ditësh shenjestër e PD. Këta të fundit e akuzojnë Kjamakun për një dënim në Greqi, ndërsa vetë Basha ka kërkuar që të reagojë Prokuroria e Përgjithshme dhe Kryeministri Rama.<br /><br />Ndër të tjera Basha ka folur edhe për zgjedhje ku sipas pretendimeve të tij do të kryhen pa Ramën kryeministër. Ai kërkon një qeveri tranzitore dhe zgjedhje Parlamentare e Lokale në të njejtën ditë.
