Surprise Me!

Vendoset fati i dosjes së bujshme '184', Prokuroria e Dibrës bindet për ta marrë në 'sitë'

2019-08-27 0 Dailymotion

DIBËR - Zgjidhet më në fund ngërçi me hetimin e dosjes së bujshme 184 në lidhje me dyshimet për shit-blerje të votave në zgjedhjet e pjesshme të Bashkisë Dibër në 2016-ën. Pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda ja delegoi për moskompetencë dosjen Prokurorisë së Dibrës, kjo e fundit ka vendosur ta regjistrojë dosjen.

Ndërkohë në fillim të shtatorit pritet të hidhet shorti mes dy prokurorëve. Gazetari Arsen Rusta raporton se drejtuesja e Prokurorisë së Dibrës, Esmeralda Keshi (Cani), nuk do të jetë pjesë e shortit për shkak të lidhjeve familjare me një nga personat në hetim për këtë dosje. Bëhet fjalë për Arben Keshin, i cili është kushëri i bashkëshkortit të kryeprokurores së Dibrës. Keshi ishte një nga zyrtarët ndaj të cilëve gazeta Gjermane 'Bild' publikoi disa audio-përgjime ku sipas pretendimeve të PD bëhej fjalë për blerje votash në procesin zgjedhor të vitit 2017. Keshi doli në pothuajse të 16-përgjimet që u
publikuan dhe flet me zyrtarë të ndryshëm dhe gazeta gjermane e ka identifikuar si zyrtar në Ministrinë e Brendshme, që gjatë asaj periudhe ka mbajtur postin e drejtorit të Qendrës së Mbyllur për të Huajt e parregullt në Republikën e Shqipërisë.

Dosja '184' për shkak të përmbajtjeve nuk u hetua nga Krimet e Rënda pasi këta të fundit shpallën mos kompetencë dhe hetimi kaloi në Prokurorinë e Dibrës. Po një javë pasi dosja mbërriti në Dibër, prokuroria atje ka kërkuar nga Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku të zgjidh mosmarrëveshjen e moskompetencës pasi sipas prokurorëve të Dibrës nuk i takon atyre ky hetim.

Sipas tyre veprat penale janë kryer nga grupi i strukturuar kriminal dhe për këtë vepër është kompetente Prokuroria për Krime të Rënda. Së dyti, prokurori duhet t?i ishte drejtuar gjykatës për pushimin e akuzave dhe jo të procedonte me ndryshim të cilësimit juridik. Së treti, prokurorët e Prokurorisë Dibër janë në kushtet e konfliktit të interesit dhe nuk mund ta hetojnë çështjen në fjalë. Së katërti, Prokuroria Dibër nuk ka staf të mjaftueshëm për të përballuar këtë çështje."

Ndërkohë Arta Marku me anë të një përgjigje analizoi të katër këto pretendime të ngritura dhe në fund vendosi se përfundidmisht i tkaonte Prokurorisë së Dibrës për të regjistruar dosjen '184'.

Nga ana tjetër Partia Demokratike akuzoi Arta Markun se me transferimin e e dosjes në Dibër dhe heqien e cilësimit grup kriminal ajo e varrosi këtë hetim për llogari të rilindjes.

Buy Now on CodeCanyon