Surprise Me!

Ekskluzive/ Report Tv siguron foton e ish-policit që u ekzekutua mbrëmë, detajet e ngjarjes

2019-08-28 0 Dailymotion

Report Tv ka siguaruar ekskluzivisht foton e viktimës, Santiago Malko i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në zonën e 'Xhamllikut'. Ai u qëllua për rreth 50 metra me breshëri kallashnikovi ndërsa më pas makina u gjet e djegur në periferi të Tiranës. Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 26-vjeçarit Santiago Malko, mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si 'Xhamlliku' në Tiranë. Ai është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi në ecje e sipër. Në automjetin furgon që përdorën autorët e krimit që më pas u gjet i djegur në Ferras, është gjetur edhe arma tip 'kallashnikov'.<br /><br />Deri më tani për këtë ngjarje të rëndë janë shoqëruar 10 persona ndërsa burime për Report Tv bëjnë me dije se është identifikuar njëri prej autorëve të dyshuar, D.A i cili është shpallur në kërkim. Autorët dyshohet se kanë shtënë drejt makinës së viktimës rreth një karikator kallashnikovi pasi e kishin ndjekur sapo kishte dalë nga lavazhi. Burime për Report Tv kanë bërë të ditur se kanë qenë dy automjete të autorëve një që i ka prerë rrugën dhe një që ka hapur zjarr. Ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur të paktën 10 gëzhoja, ndërsa pjesa tjetër kanë mbetur në automjetin e Santiago Malkos.<br /><br />Sipas burimeve të Report Tv në momentin që është hapur zjarr ndaj Santiago Malkos të dy makinat (e viktimës dhe e autorëve) kanë qenë në ecje e sipër dhe në jë afërsi prej 50 metrash. Autorët kanë qëlluar në xhamin anash shoferit çka i ka kushtuar vdekjen e menjëhershme si pasojë e kapjes nga plumbat, Santiago Malkos. Makina e këtij të fundit ka vijuar të eci teksa ka marrë përpara koshat e mbeturinave dhe më pas është përplasur me një murë të një biznesi, aty ku u gjet më pas i pa jetë nga uniformat blu.

Buy Now on CodeCanyon