#rtvora
Shqiptarët munguan për të dytin vit radhazi në garën ndërkombëtare të kalimit me not të ngushticës nga Ksamili në Korfuz që synon promovimin e turizmit dhe nderimin e atyre që humbën jetën në tentativë për tu larguar gjatë regjimit komunist. Në edicionin e dytë të garës morën pjesë 70 notarë nga Europa deri në Zelandën e Re.

70 notarë nga Europa deri në Zelandën e Re, por ku munguan shqiptarët, morën pjesë në edicionin e dytë të garës ndërkombëtare të kalimit me not të ngushticës së Korfuzit mes Shqipërisë e Greqisë.

Aktiviteti synon promovimin e turizmit në dy brigjet e Mesdheut dhe nga ana tjetër vjen si homazh për të gjithë shqiptarët kanë humbur jetën në tentativë për tu larguar nga vendi nën regjimin komunist.

Prej dy vitesh asnjë shqiptar nuk është bërë pjesë e garës.

Auron Tare: Dy vitet e fundit nuk kemi asnjë notar shqiptar. Shpresoj që vitet që vinë edhe shqiptarët të vinë të marrin pjesë edhe për kënaqësinë e tyre. Shpresoj që edhe autoritetet lokale të kenë më shumë interes.

Veç notarëve ajo që bie në sy është indiferenca dhe mungesa e vëmendjes edhe nga qytetarët apo autoritetet shqiptare për garën që nis nga Pema e Thatë në Ksamil.

Një panoramë plotësisht ndryshe ofrohet për garuesit në ishullin grek, ku gara përfundon me një festë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gara-e-kujteses-dhe-turizmit-me-notare-te-huaj-mungojne-shqiptaret

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz