#rtvora
Urgjencat e QSUT janë të tejmbushura në vizita. Mbi 200 pacientë kërkojnë të marrin shërbim në Pediatri dhe Spitalin Infektiv, ndërsa qytetarët ngrenë shqetësimin e mungesës së mjekëve dhe shtretërve.

Gjatë ditëve të javës fluksi i vizitave në Urgjencën Pediatrike shkon në 250, ndërsa në fundjavë dyfishohet në mbi 450 vizita.

Qytetarët ngrenë shqetësimin e mungesës së mjekëve, por edhe të bazës materiale në spital, duke shtuar se iu është dashur të mbajnë edhe dy fëmijë në një shtrat.

"Ka mungesa në shtretër, kemi vënë dy fëmijë në një krevat kur kemi bërë serum."

"Nuk dinë të shpjegojnë, çoje fëmijën këtu, çoje atje."

E njëjta situatë fluksi paraqitet edhe në Urgjencën e Infektivit në QSUT. 200 vizita bëhen mesatarisht çdo ditë, ndërsa mjekët ngrenë shqetësimin se nuk mund të përballojnë dot këtë fluks.

Tritan Kalo: "Kemi një shtim të tejskajshëm fluksit të urgjencave në spitalin infektiv. Vetëm në 6-7 ditë ka pasur një fluks ardhjesh prej 200 personash. Një mesatare dy herë më e lartë se viti që kaloi dhe problemi kryesor është shfrytëzimi tej kapaciteteve i spitalit dhe i shtretërve që kemi por dhe personelit mjek, ndihmës dhe infermierë."

Mjekët shtojnë se paraprakisht qytetarët duhet të drejtohen për të marrë shërbim në qendra shëndetësore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mjeku-i-shqetesuar-urgjenca-e-infektivit-te-qsut-po-perballet-me-fluks-te-tejksajshem

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz