Në nisje të sesionit të ri të parlamentit, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi gjatë fjalës së tij në foltore u shpreh se Kuvendi është legjitim dhe funksional, pasi i ka votat e mjaftueshme për të miratuar cdo ligj, duke i kthyer kështu një përgjigje Presidentit Ilir Meta që e cilëson si jo legjitim.<br /><br />"Me gjithë vështirësitë që u shkaktuan me lënien e mandateve nga opozita, kjo gjë nuk pengoi produktivitetin e Kuvendit. 40 nga 58 mandate u zëvendësuan shpejt, që ndihmoi në rikthimin e normalitetit dhe legjitimitetit të Kuvendit. Kuvendi fillon këtë sesion si funksional me kuorum kushtetues, me shumicë të kualifikuar për të miratuar cdo akt ligjor.<br /><br />Kjo shpreh edhe një përgjegjësi të lartë grupit opozitar, kushtetuese dhe politike për të cilën meritojnë mirënjohje. Kushtetuta u rezistoi aventurave 'liri nën ligj' duke shpëtuar sistemin nga kaosi. Në Kuvend do të dorëzohen shumë shpejt kandidaturat për Kushtetuesen dhe gjykatën e Lartë" tha ai.
