Surprise Me!

Report TV - Gjykata e Lartë drejt funksionimit/ Përfundon hetimi për 22 kandidatët

2019-09-04 0 Dailymotion

TIRANË- Gjykata e Lartë, e cila prej muajsh ka ngelur në ngërç, duket se është drejt funksionimit. Prokuroria e Përgjithshme përfundon hetimin për 22 kandidatët që garojnë për 3 vende për anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Burime zyrtare pranë organit qendror të akuzës thanë për Report Tv se i kanë dorëzuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dokumentacionet e zbardhura me shkrim për 22 kandidatët që vijnë nga jashtë sistemit të drejtësisë.

Mësohet se 22 dokumentet i janë dorëzuar në KLGJ që në datën 2 Shtator, ndërkohë që afati i fundit ishte data 5 Shtator.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme sqaruan se dokumentet mbajnë firmën e prokurorit Adnan Xholi, dhe se për të 22 kandidatët nuk janë konstatuar se në vitet e fundit për ta të ketë pasur hetime apo ndjekje penale.

Pas zyrtarizimit të 22 kandidatëve që garojnë për 3 vende në Gjykatën e Lartë, ishte KLGJ që nisi menjëherë Vettingun për ta, me miratimin e relatorëve.

Përveç Prokurorisë së Përgjithshme, verifikimi për 22 kandidatët është bërë edhe nga inspektorati i pasurisë (ILDKPKI), si dhe nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), ndërkohë që këto dy institucione kanë edhe një ditë kohë që të dorëzojnë në KLGJ shkeljet që mund të kenë konstatuar për secilin kandidat.

Gjykata e Lartë duhet të funksionojë me 19 anëtarë, ku 16 prej tyre duhet të jenë gjyqtarë karriere dhe 3 nga avokatia, shoqëria civile, pedagogë ose jurist i shquar me mbi 15 vjet punë.

Të parët që do të zgjidhen për anëtarë të kësaj gjykate, do të jenë 3 anëtarët që vijnë nga jashtë sistemit të drejtësisë.

Buy Now on CodeCanyon