Surprise Me!

Kompozitori Markelian Kapidani: Muzika fisnikëron njeriun, intervista e plotë në Report TV

2019-09-04 1 Dailymotion

Do të ishte viti 1984 kur Markelian Kapidanit do t?i binit në duar partiturat e ndaluara të jazz-it. Asokohe ai ishte vetëm 14 vjeç, por i rritur në një familje artistësh, me ndihmën e të atit, djali i kompozitorit Gjon Kapidanit do të mësonte se si të kuptojë thellësisht notat. Kësaj here, artisti nëpërmjet një libri rrëfen eksperiencën e tij muzikore për artistët e rinj, të cilët dita-ditës punojnë që të jenë pranë jazzi-t. ?Shënime për muzikantin? është titulli, që kompozitori Markelian Kapidanit ka zgjedh t?i vendos librit të tij të parë të botuar në gjuhën shqipe për muzikën jazz.<br /><br /> ?Titulli jo më kot është i tillë, sepse sjell tek muzikantët e rinj sekretet e muzikës së improvizuar. Por ky libër e ruan muzikën e improvizuar edhe jazz-in nga akademizmi i tepruar. Muzika jazz nuk lind në ambiente konservatore, por nëpër klube, edhe më tej zhvillohet e bëhet muzikë e sofistikuar. Nuk ka rregulla, por ka principe. Ka disa mekanizma, që unë i shpjegoj, por nuk i lejoj vetes që ta akademizoj. Mund të ishte manual, por për këtë arsye unë kam zgjedh, që të jetë vetëm shënime?.

Buy Now on CodeCanyon