Surprise Me!

Akuzat për zhbllokimin e insekticidit Silikon Mix. Arta Marku kërkon hetimin e ish ministrit Peleshi

2019-09-04 0 Dailymotion

TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme kërkon hetimin e ish-ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se prokuroria ka kërkuar hetimin e Peleshit pas publikimit në disa media të lajmit se kur ishte ministër i Buqjësisë ka lejuar të futen në vend pesticide të dëmshme për njerëzit. Përmes një shkrese që kryeprokurorja Arta Marku i ka dërguar Prokurorisë së Tiranës, thuhet se ndaj Peleshit ka dyshime se ka shpëroruar detyrës duke lëshuar urdhrin për zhllokimin e këtij insekticidi i cili përdoret në kultivimin e frutave dhe perimeve duke shkaktuar pasoja të dëmshme tek konsumatorët.<br /><br />"Bashkëlidhur ju dërgojmë për vlerësim ligjor sipas kompetencës, të dhëna të printuara nga mediat audiovizive ku përfshihen dyshime në lidhje me shpërdorimin e detyrës prej shtetasit Niko Peleshi. Konkretisht, nga publikimet e fundit rezulton se ish-Ministri i Bujqësisë, ka lëshuar në kundërshtim me ligjin urdhrin për zhbllokimin e insekticidit Silikon Mix, i cili përdoret në kultivimin e frutave dhe perimeve, me pasoja të dëmshme.

Buy Now on CodeCanyon