#rtvora

Raporti i misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR këtë herë nuk saktëson nëse 30 qershori plotësoi standardet apo jo. Sipas ish-kreut të KQZ-së, Kristaq Kume, në këtë raport mungon një konstatim i tillë dhe kjo jo pa qëllim.

Gjetjet e raportit të OSBE-ODIHR u interpretuan në mënyra të ndryshme nga palët politike, por për ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, raporti nxori në pah mungesën e një proçesi demokratik zgjedhor.

Sipas Kumes, ndryshe nga raportet e mëparshme, kësaj here misioni i OSBE-së nuk ka përcaktuar masën e plotësimit të standardeve.

Kristaq Kume: Ka qenë një proces goxha i distancuar nga plotësimi i standardeve për tu konsideruar një proces normal demokratik. Nuk kam dhënë konsiderata lidhur me masën e plotësimit apo jo të standardeve të ndryshme të parashikuara për zgjedhjet.

Kume theksoi se problematikat janë të ndryshme nga vitet e shkuara, pasi dhe 30 qershori ishte krejt ndryshe nga një proçes zgjedhor normal.

Kristaq Kume: Momentet që kanë të bëjnë me mënyrën e administrimit të procesit zgjedhor nga institucionet përkatëse, KQZ apo Kolegji Zgjedhor. Të dy këto institucione në pjesën më të madhe të vendimmarrjes së tyre nuk i janë referuar ligjit por e kanë kapërcyer ligjin. Ata kanë evidentuar fenomentet në ditën e votimit, siç është votimi familjar. Por kanë evidentuar një femomen ndryshe nga më përpara, siç është votimi me prokurë që do të thotë rasti i votimit të një personi për shumë të tjerë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/raporti-i-osbe-odihr-kume-ne-raport-nuk-flitet-plotesim-te-standardeve

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz