#rtvora

OKB përzgjedh Tiranën si një nga 10 qytetet që kanë patur performancën më të mirë financiare. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë në konferencën ?Bridge for Cities 4.0?, e mbajtur në Vienë, së bashku kryebashkiakë dhe personalitete të larta nga e gjithë bota, të cilën diskutuan mbi promovimin e zbatimit të Axhendës 2030 për Zhvillim e Qëndrueshëm, themelimin e një platforme urbane për krijimin e një rrjeti dhe nxitjen e bashkëpunimeve të ndërsjellta.

Tirana është një nga 10 qytetet me performancën më të mirë financiare.

Përzgjedhja është bërë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara konferencën ?Bridge for Cities 4.0?, e mbajtur në Vienë, së bashku kryebashkiakë dhe personalitete të larta nga e gjithë bota, të cilën diskutuan mbi promovimin e zbatimit të Axhendës 2030 për Zhvillim e Qëndrueshëm.

Erion Veliaj theksoi se ky vlerësim i dhënë nga OKB-ja, është një inkurajim që për katër vitet e ardhshme Tirana të kthehet jo vetëm në polin më të rëndësishëm ekonomik të Shqipërisë, por edhe të gjithë rajonit.

Veliaj: Ishte një kënaqësi e veçantë të ishim në Vienë për të prezantuar Tiranën dhe historinë e saj të suksesit në menaxhimin financiar. Ishim një nga 10 qytetet e përzgjedhura nga OKB-ja, si qytetet që kanë pasur performancën më të mirë financiare. Vërtet nuk jemi qytet i pasur, por krahasuar me atë që gjetëm dhe atë ku jemi sot, së bashku kemi bërë shumë. Jam shumë krenar për qytetarët e Tiranës, që e trajtojnë qytetin si familjen e tyre. Vlerësimi që na u dha nga OKB-ja, si një nga qytetet me performancën më të mirë ekonomike krahasuar me atë që gjetëm, është një inkurajim që të gjithë bashkë, katër vitet e ardhshme, ta kthejmë Tiranën jo vetëm në polin më të rëndësishëm ekonomik të Shqipërisë, por me shumë gjasë, edhe në polin më të rëndësishëm ekonomik të gjithë rajonit të Ballkanit.

Në këtë takim, kryebashkiaku prezantoi disa nga nismat e ndërmarra për të nxitur ekonominë e Tiranës në katër vitet e fundit, si dhe sfidat me të cilat përballet kryeqyteti shqiptar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tirana-nje-nga-10-qytetet-me-performancen-me-te-mire-financiare

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz