#rtvora

Çdo vit regjistrohen afro 50 raste të reja të personave që vuajnë nga kanceri i mushkërive.

Faktorët janë të ndryshëm, por një ndër ta renditet duhanpirja. Mjekja pneumologe, Silvana Bala, shpjegon pasojat negative që konsumi i cigares shkakton në organizëm.

Silvana Bala: Në sëmundjet kryesore që duhani akuzohet është sëmundja kronike obstruktive e mushkërive, është një sëmundje e cila është invalidizuese me një impakt shumë të lartë në trajtimin e saj. Është dhe kanceri pulmunar i cili fillon dhe paraqitet vit pas viti me një numër të rritur të rasteve të pacientëve të prekur nga kanceri pulmunar.

Sipas një raporti të ?Our World in Data?, një në tre shqiptarë është konsumues i cigares.

Fenomeni është i përhapur së tepërmi tek gjinia mashkullore. Këta të fundit edhe pse të vetëdijshëm për pasojat, thonë se e kanë të vështirë të heqin dorë.

"Po nuk piu cigare burri nuk është burrë."

"Më keq se duhani nuk ka, veç të këqijave duhani nuk ka asnjë të mirë".

"E kam lënë 10 vjet, kam 8 muaj tani që e kam filluar. Stresi, mërzia dhe vullneti i dobët."

Në mbarë botën, përdorimi i duhanit vret më shumë se 7 milionë njerëz çdo vit, nga të cilët rreth 900 mijë janë joduhanpirës që vdesin nga thithja pasive e tymit të duhanit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/po-nuk-piu-cigare-burri-nuk-eshte-burreaskujt-si-behet-vone-kancerin-e-mushkerive

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz