Surprise Me!

Meta te henen para komisionit hetimor

2019-09-08 0 Dailymotion

Do paraqesë prova që nuk ka shkelur Kushtetutën

Ilir Meta ka premtuar se do të jetë fiks në orar të hënën përpara komisionit të ngritur për të hetuar legjitimitetin e dekretit për anulimin e datës 30 Qershor si data e zgjedhjeve lokale. Përmes zëdhënësit të tij, njoftoi se do të ishte në parlament 1 minute para orës së lajmëruar për nisjen e seancës dëgjimore.

Burime nga institucioni i presidencës thanë për Tv Klan se do të jetë një seancë ku kreu i shtetit do të paraqesë një serë dokumentesh që provojnë sipas tij kush janë shkelësit e vërtetë të Kushtetutës, por pa specifikuar me tepër se për çfarë provash behet fjalë.

Komisioni hetimor pasi të dëgjojë Presidentin do të takohet dhe me një delegacion të komisionit të Venecias që mbërriti në Tiranë pasditen e të hënës, por që takimet i ka planifikuar t?i zhvillojë të martën dhe të mërkurën e 10 dhe 11 Shtatorit.

Ne axhendën e bërë publike nga vetë komisioni i Venecias janë parashikuar takime dhe me Presidentin Meta, kryeministrin Rama, kryeparlamentarin Ruçi e deputetë të shumicës dhe opozitës parlamentare, anëtarët e KQZ, ministrin e brendshëm dhe anëtarin e vetëm në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushën.

Vetë kryetari i komisionit hetimor Ulsi Manja ka deklaruar se ky opinion i komisionit të Venecias do të jetë shumë i rëndësishëm për përgatitjen e raportit final që do t?i çohet seancës për miratim. Sipas tij, nëse raporti nuk do të vijë përpara afatit të parashikuar për përfundimin e punës së komisionit që është data 9 Tetor, atëherë do të kërkojnë shtyrje të mandatit të punës së tij.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon