https://www.facebook.com/tvklan/
www.tvklan.al

Titujt kryesore: 8 SHTATOR 2019!

10 KOMPANI, EVAZION ME KARBURANTIN DHE GAZIN .1 MLN EURO DETYRIME TE MUNGUARA DHE PENALITETE

Bëhen publike rezultatet e aksionit të informalitetit në sektorin e karburanteve. Janë 10 kompani që nuk kanë deklaruar sasinë e saktë të naftës dhe gazit në magazina, me detyrime të papaguara dhe gjoba që arrijnë vlerën e 1 milionë eurove.

TASK FORCE PER KOLAUDIMIN, MBI 10 MIJE AUTOMJETE QARKULLOJNE PA KRYER KONTROLLIN TEKNIK

Nga e hëna në terren do të zbresë Task Forca për kontrollin e mjeteve që nuk e kanë kryer kolaudimin. Për makinat që do të rezultojnë me probleme do ketë penalitete dhe rikalim të detyrueshëm në kolaudim.

META TE HENEN PARA KOMISIONIT HETIMOR. DO PARAQESE PROVA QE NUK KA SHKELUR KUSHTETUTEN

Presidenti Meta do të paraqitet nesër para komisionit hetimor ku do të paraqesë prova për ligjshmërinë e dekreteve të 30 qershorit. Pasditen e së hënës në Tiranë vjen delegacioni i Komisionit të Venecias që pritet të japë një opinion mbi këtë çështje.

MISTER ZHDUKJA E BIZNESMENIT TURK NE BREGDETIN LEZHES, KERKOHET INFORMACION NGA TURQIA DHE MALI I ZI

Thellohet misteri me pronarin e jahtit luksoz që u gjet një ditë më parë i braktisur në bregdetin e Shëngjinit. Policia ka kërkuar informacion në Turqi dhe Malin e Zi për biznesmenin turk Sevgin Yavuz, i cili kishte ardhur në Shqipëri nga porti i Tivarit.

HUMBJA E THELLE MEFRANCEN, SPECIALISTET FAJESOJNE REJAN. MACRON KERKON FALJE PER HIMNIN

Humbjen me shumë gola e Shqipërisë me Francën në Paris sipas specialistët ia faturojnë trajnerit. Rudi Vata dhe Fatmir Mëneri thonë se Reja gaboi me mënyrën se si e rreshtoi ekipin në fushë. Presidenti Makron kërkon falje për gafën me himnin.

Spiker: Reis Cico