TIRANE-Delegacioni i Komisionit të Venecias nisi sot takimet me drejtuesit më të lartë të institucioneve më të larta shqiptare pas nismës së shumicës për të shkarkuar nga detyra Presidentin Ilir Meta. Axhenda e komisionit nisi me një takim informal me përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha. Ky takim ishte informal, kjo është edhe arsyeja se përse Komisioni i Venecias nuk e ka përfshirë në axhendën e tyre të takimeve zyrtare.

Më pas delegacioni i këtij komisioni nisi takimet me institucionet më të larta në vend në datat 10 dhe 11 shtator. Takimet e tyre nisën me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës parlamentare. Ndërsa do të vijojnë më pas me krerët e lartë të shtetit, kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, përfaqësues të KQZ dhe anëtaren e vetme të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Komisioni i Venecias vjen në Shqipëri pasi Kuvendi i kërkoni mendim lidhur me procesin e shkarkimit të presidentit Ilir Meta, me argumentin se ka shkelur Kushtetutën me shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit. Dje Presidenti Meta dha shpjegimet para Komisionit Hetimor, ku ndër të tjera u shpreh se anuloi dekretin se kishte informacione se do të digjej Kuvendi.

Delegacioni i Komisionit të Venecias në Tiranë
1. Kaarlo Tuori-Drejtues i delegacionit
2. Grainne Mcmorrow- Juriste ndërkombëtare
3. Schnutz Rudolf Dürr- Kreu i divizionit për Çështjet Kushtetuese
4. Thomas Markert- Sekretar i Komisionit

AXHENDA E PLOTË
E martë 10 shtator
09:00 ? 09:55- Takim me përfaqësues të mazhorancës
10:00 ? 10:55- Takim me deputetë të opozitës parlamentare
11:00 ? 12:00- Takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi
12:10 ? 13:05- Takim me presidentin Ilir Meta
14:30 ? 15:20- Takim me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj
15:30 - 16:30- Takim me kryeministrin Edi Rama
16:40? 17:35- Takim me përfaqësues të KQZ
17:40 ?18:15- Takim me anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha