DURRËS- Gjykata e Durrësit vendos ekstradimin e rusit Rasul Milsaev i cili u arrestua disa kohë më parë në vendin tonë dhe akuzohet si pjesë e ISIS që në vitin 2013. Vendimi u mor nga gjyqtari i Gjykatës së shkallës së parë Durrës Paulin Çera.<br /><br />Gjyqtari sqaron se midis Rusisë dhe Shqipërisë ka marrëveshje ekstradimi ndaj ai do të ekstradohet në Rusi në bazë të kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme Ruse. Në sallën e gjyqit Mislaev është shprehur se nuk është terrorist, dhe se 'terrorist është presidenti rus Vladimir Putin'. Mislaev akuzohet për pjesmarrje në organizatë terroriste.