Banorët e fshatit Orman dhe Rrëmbec në Maliq prej dekadash janë pa ujë të pijshëm. Ata thonë se furnizohen vetëm një herë në javë. Shqetësimi i tyre nuk është dëgjuar ndaj dolën në protestë.
Edhe uji që vjen në rubinete është i ndotur për shkak të degradimit të rrjetit të kanalizimeve.
Vendorët kanë gjetur si zgjidhje shpërndarjen e ujit me bote, por kjo për banorët nuk mjafton.
Nëse autoritetet nuk ndërhyjnë, banorët shprehen se do ta përshkallëzojnë protestën.
Kreu i bashkisë së Maliqit thotë se projekti i ri për furnizimin me ujë të dy fshatrave është gati dhe pritet financimi i tij.
Madje sipas Topciut fajin e ka thatësira si pasojë e mungesës së reshjeve.
Klan Plus