Surprise Me!

Dyshimet per atentat ndaj Dergjinit

2019-09-12 2 Dailymotion

U aksidentua me makinë të blinduar

Policia nuk ka ende nuk ka një dinamikë të aksidentit të 34-vjeçarit Eldin Dergjini, mbrëmjen e kaluar në rrethrrotullimin e ?Shqiponjës?. Pas goditjes nga një tjetër automjet, makina Mercedes Benz e blinduar me targa ruse, u përplas me një bordurë dhe më pas u përmbys.

Në dëshminë e tij përballë hetuesve, 34-vjeçari tregoi se u largua me një taksi pas aksidentit dhe tashmë po kurohet në një spital privat në kryeqytet.

Por hetuesit nuk janë bindur shumë nga dëshmia e të riut, pasi nuk kanë mundur ende të gjejnë taksistin që e çoi në spital, por edhe mjetin që ka shkaktuar aksidentin. Për këtë ka dyshime se ndaj të riut mund të jetë planifikuar ndonjë atentat.

Makina e blinduar me targë ruse H001CH 199, tashmë ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm, por nuk janë gjetur sende të paligjshme në të.

I aksidentuari pretendon se makinën e ka sjellë nga jashtë vendit një ditë para aksidentit dhe ende nuk e ka pajisur me dokumente.

Eldin Dergjini rezulton të jetë me precedentë të mëparshëm penale. Në vitin 2014 u arrestua në Tiranë për ?Kundërshtim të punonjësit të rendit publik?. Po kështu ai rezulton i dënuar edhe në Itali për trafikim të lëndëve narkotike.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon