Surprise Me!

'Ishim në gjumë, pamë tmerr me sy'/ Fëmijët në Fushë Krujë: U shkrumbua gjithçka

2019-09-14 2 Dailymotion

Fëmijët që banonin në katin e tretë të pallatit që u dogj ditën e sotme tregojnë momentet e tmerrit dhe arritën të dilnin nga hyrja. Ata tregojnë se ishin në gjumë dhe se kur u zgjuan nga thirrjet e fqinjëve panë dhomën të mbushur me tym.

"Kur ra zjarri isha në gjumë në shtëpi. Ishte mëngjes. Vetëm kur dëgjojmë komishiun që të merrte kalamajtë e komishiut tjetër, kur shikojmë shtëpinë të mbushur me tym. Dolëm vetë jashtë, pasi pamë tymin, zjarrin tmerr.

Vetëm këtu në banesë kishte katër kalamaj në shtëpi, ishin vetëm pasi mamin e babin i kishin në punë, ashtu si ne. Fëmijët e tjerë i nxori komshiu. Isha vetëm me motrat 15 dhe 12-vjeç. I trembëm shumë kur e pashë shtëpinë duke u djegur. Nuk kanë mbetur asgjë të gjitha janë djegur".

"Librat e shkollës nuk i kisha marrë, por ngjyrat të cilat më janë djegur. Nuk e dimë ku të banojmë. Ne ishim duke fjetur, vetëm kur shikuam tymin, dolëm jashtë, nuk morëm asgjë nga shtëpia.

Për zjarrin na lajmëroi komshiu. Pastaj lajmërova komshiun tjetër të katit të dytë. Fikëm automatët dhe dolëm, nuk ka shpëtuar asgjë" thanë fëmijët e njërës prej hyrjeve që u dogjën në Fushë Krujë.

Buy Now on CodeCanyon