Surprise Me!

Report TV-Platforma kombëtare e PD së për daljen nga kriza në duart e ekspertëve

2019-09-14 0 Dailymotion

Partia Demokratike dhe aleatët e saj pritet që në ditët në vijim të prezantojnë platformën kombëtare për zgjidhjen e krizës politike në vend. "Sikur mund ta merrni me mend, tema kryesore ishte raporti i OSBE-së që rrëzoi farsën e 30 Qershorit. Është raporti i një ngjarje kriminale dhe një shtet normal do të bënte bazë për nisjen e veprave penale për shumë persona dhe institucionale, ndërsa ka treguar se në Shqipëri nuk ka shtet dhe institucione.<br /><br />Raporti tregon se këtu ka rënë shteti, drejtësia dhe gjykatat. Këtu janë përfshirë të gjithë nga kryeministri tek KQZ, numëruesi dhe vëzhguesi. Në Shqipëri ka marrë fund shteti i së drejtës dhe raporti tregon se Rama ka varrosur shtetin e së drejtës. Sot ndeshemi me një shtet privat, kriminal dhe personal të Ramës. Prioriteti jonë është ti japim fund kësaj gjendje duke vendosur demokracinë dhe legjitimitetin.

Buy Now on CodeCanyon