Serbia është e lumtur për faktin që Vatikani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Por analistët serbë shprehen se qëndrimet kanë ndryshuar vitet e fundit. Ekspertët thonë se ndikimi i Papës për Serbinë mund të shtrihet në dy fusha: Kosovë dhe marrëdhëniet me Kroacinë.

Selia e Shenjtë. Ky solemnitet është organizuar për të pritur presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, në një takim me Papën. Kur është nisur ka thënë se do ta lusë të mos njohë pavarësinë e Kosovës.

Këtë premtim edhe e ka marrë në takim me krerët e kishës. Mos njohja e Kosovës nga Vatikani është një gjë reputacioni. Por, për presidentin Vuçiç do të ishte shumë e rëndësishme që Papa Françesku ta vizitojë Serbinë.

Stefan Surliç, ligjërues në shkenca politike, thotë se Vatikani nuk e njeh Kosovën, por qëndrimet kanë ndryshuar.

?Vatikani ka ndryshuar politikën ndaj Kosovës bazuar në njerëzit që emëron dhe ata që janë përgjegjës për Kosovën. Por, porositë e Papës kanë qenë për paqe ndërsa njohja nuk ndodh, pasi Vatikani nuk dëshiron të përfshihet pa një marrëveshje mes të Kosovës dhe Serbisë?, tha ai.

Një vizitë është përmendur ndër vite për Papën në Serbi. Por, kisha ortodokse nuk ka qenë shumë e hapur për një gjë të tillë pavarësisht përshëndetjeve që Vuçiç i transmetoi nga patriarku serb Irinej.

Surliç, thotë se ndikimi i Vatikanit është i madh dhe shumë çështje me fqinjët mund të zgjidheshin nëse një dialog do të ndodhte.

?Papa mund të ndihmojë me Kosovën dhe marrëdhëniet me Kroacinë. Por, është edhe një moment politik pasi vizitat e tilla ndiqen nga i gjithë globi dhe kjo është e rëndësishme për Serbinë?, tha ai.

Presidenti Vuçiç ka qenë falënderues për pritjen në selinë e shenjtë, por ka thënë se Vatikani kërkon bisedime mes shqiptarëve dhe serbëve.

Tv Klan