Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pyjet e Lurës. Zjarri ka rënë në fshatin Vlashaj dhe po përhapet me shpejtësi, ndërkohë që burime për Report Tv bëjnë me dije se zjarri ka dy ditë që ka rënë.<br /><br />Deri më tani janë djegur rreth 5 hektarë pisha dhe rrezikohen disa banesa të fshatit Vlashaj të bashkisë së Dibrës.<br /><br />Banorët dhe njësia administrative e Lurës kanë kërkuar edhe ndërhyrjen e ushtrisë për shkak të terrenit të vështirë dhe pamundësinë për të ndërhyrë dhe për të shuar flakët. Zjarrfikësit nuk kanë mundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit. Zona e Lurës është një nga 'pikat e zeza' për sa i përket bimësisë natyrore, për shkak se në këtë zonë prej vitesh është bërë një masakër me prerjen e drurëve. Zona ende nuk është rikuperuar dhe një zjarr i tillë mundë të përkeqësojë edhe më rëndë situatën .