Surprise Me!

Shqiptaret e semure, rritet frikshem importi i ilaceve

2019-09-16 1 Dailymotion

Biznesi i farmaceutikës në periudhë lulëzimi

Importet e medikamenteve kanë shënuar rritje si në vlerë ashtu edhe në sasi në vendin tonë duke dëshmuar edhe gjendjen në të cilën ndodhet sot shoqëria shqiptare sa i përket sëmundshmërisë.

Të dhënat e 7-mujorit 2019 tregojnë se importet e ilaçeve u rritën me 21 % gjatë 7 mujorit të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

E gjithë duket se është në favor të biznesit të farmaceotikës që po njeh një periudhë lulëzimi për shkak të kërkesave të larta për barna.

Ilaçet që kanë shënuar rritje të kërkesave sipas farmacistëve janë ato që trajtojnë sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerogjene.

Edhe portali për statistikat e shëndetësisë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ?Global Healthdata? thotë se vendi ynë ka shënuar rritje të frikshme të s?mundshmërisë në dekadën e fundit dhe shkaktari i kryesor i vdekjeve në Shqipëri janë sëmundjet kardiovaskulare.

Klan Plus

Buy Now on CodeCanyon