#rtvora
Partia Demokratike publikon një audiopërgjim sipas të cilit vërteton sipas saj punësimin e militantëve partiakë nga Drejtori i Kadastrës Artan Lame.

Ish deputetja demokrate Orjola Pampuri doli me një deklaratë për median dhe e quajti 'propagandë" prononcimin e Artan Lames pak ditë më parë për hapjen e konkurseve të ndershme të punësimit në Kadastër.

"Artan Lame, si gjithë kolegët e tjerë pjesë të qeverisë grabitëse të Edi Ramës, nuk mund të organizojnë konkurse të ndershme. Ata dinë vetëm të punësojnë militantë partiakë, që i përdorin në zgjedhje në shkelje të ligjit ndaj kundërshtarit politik. Artan Lame është modeli tipik i kësaj skeme skandaloze që ka mbajtur peng administratën publike gjithë keto vite, duke punësuar militantë që vijnë me lista nga partia në pushtet dhe, në vend t?u shërbejnë qytetarëve, i shërbejnë partisë në pushtet në kohë fushatash elektorale"

Audiopërgjimi është publikuar 1 vit më parë.

Ne audiopergjim Artan Lame degjohet te thuhet: "Jemi dy muaj para zgjedhjeve. Do të thotë me historira deputetësh, ministra, kandidatë bashkish, të gjithë kërkojnë ndihmë dhe mbështetje. E keni parë që legalizimet janë gjërat më të rëndësishme që po konsiderohet. Kështu që deri në zgjedhje nuk dua të dëgjoj historinë e ditës së shtunë. Kush e mendon se ditën e shtunë do të rrijë pushim, fare thjesht le ta thojë dhe duhet të ikë pastaj. Në shumë raste që janë larguar njerëz të tillë, ministrit apo deputetit përkatës i kam thënë: Vëlla i dashur vendi është i joti, ky do ikë më sill një tjetër"

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pd-publikon-audiopergjimin-artan-lamen

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz