Kryeministri i vendit Edi Rama, në këtë ditë të parë të shkollës për sezonin 2019-2020 ka qenë i pranishëm në shkollën e ndërtuar ' Servete Maçi' ku ka thënë se shkolla të tjera do të rindërtohen në vitet e ardhshme. Rama ka deklaruar se deri më tani së paku 200 shkolla janë rikonstruktuar dhe të tjera do të rindërtohen.

Ndër të tjera Rama është ndalur tek librat falas për fëmijët nga klasa e parë në të pestën. Ai ka thënë se vitin tjetër do të punohet që të ofrohen libra falas edhe për klasën e 6 dhe të 7.

"Ndërsa për vitet e ardhshme do të punohet që librat falas të ofrohen nga klasa e parë në të nëntën " ka deklaruar Rama.

Në fund Rama është ndalur në një histori suksesi të një studenteje shqiptare e cila ishte përzgjedhur si e para ekselente në një Universitet të njohur në Stamboll. Më pas ai ka thënë se shumë fëmijë edhe pse jetojnë në kushte ekstreme, janë më të mirët e shkollave dhe për ta duhet të punohet që tu ofrohen shërbime sa më të mira.