#rtvora

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora u shpreh se në Shkodër situata politike është shumë e rëndë.

Gurakuqi tha se në Shkodër ka një qetësi, por është një qetësi një prag ballafaqimi.

Romeo Gurakuqi: Gjithë thelbi i krizës është një krizë sistemi, por edhe krizë e deformimi të madh të demokracisë, institucioneve, parlamentarizmit, ndarjes së pushteteve, të ndarjes së pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ. Në Shkodër situata është mjaft e rëndë. Ka një qetësi, por është një qetësi në prag ballafaqimi. Jemi në rrethanat e përpjekjes së qeverisë vendore për të ushtruar presion mbi një kryebashkiake në detyrë, e cila është personi i vetëm i zgjedhur lirisht nga populli i Shkodrës. Kemi një proces zgjedhor që pritet të zhvillohet në një kohë kur kriza e përgjithshme politike në vend ka bllokuar edhe zgjidhjen e kazuzit të Shkodrës, për shkak sepse këtu nuk kemi vetëm një përplasje midis kryeministrit të vendit dhe mazhorancës, me PD dhe opozitën shqiptare, por kemi një përplasje edhe me presidentin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gurakuqi-ne-shkoder-ka-nje-qetesi-ne-prag-ballafaqimi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz