Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka zbuluar në Report Tv 5 pikat e platformës së PD për daljen nga kriza dhe ai ka thënë se marrëveshja mund të arrihet jo vetëm për pika të caktuara, por për realizimin në bllok të tyre.<br /><br />"Ka një platformë, mbi të cilin mund të negociohet. Disa ndryshime në rrafshin Kushtetues, t'i balancojmë këto institucione. E dyta, brenda sistemit të Drejtësisë. Ndryshimi për Kodin Zgjedhor. Kodit të vjetër i kaloi koha. Nuk është vetëm ky çelësi i artë që mund të zgjidhë krizën, por është vetëm një instrument. Ne jemi gati të negociojmë, por jo vetëm për këtë çështje, por të këtyre pikave në bllok. Dekriminalizimi i politikës dhe institucioneve, është një çështje tjetër dhe "çlirimi i mediave". Kjo platformë të con në zgjedhje të parakohshme me qeveri tranzitore. Rama në marrëveshje jo si kryeministër, por si kryetar i PS-së", tha Shehi.