Surprise Me!

Ora News - Tusk 30 minuta me Ramën në Kryeministri, sqaron fiksimin e BE me sundimin e ligjit

2019-09-17 0 Dailymotion

#rtvora

Një muaj para se vendet e Bashkimit Europian të marrin një vendim për hapjen e negociatave me Shqipërinë,

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, zbarkoi pasditen e sotme në një vizitë të shkurtër në vendin tonë, vetëm një muaj para se vendet e Bashkimit Europian të marrin një vendim për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Pas një takimi për 30 minuta në Kryeministri me shefin e qeverisë Edi Rama, Tusk në një konferencë të përbashkët për shtyp sqaroi fiksimin e Bashkimit Europian me sundimin e ligjit, një kusht ky i përsëritur në vijimësi nga Komisioni Europian në progresraportet.

Tusk: Në takimin e sotëm diskutuam dhe rëndësinë që ka për Shqipërinë ruajtja e historikut solid në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për sundimin e ligjit. Ky fiksim apo obsesion i BE-së me sundimin e ligjit, njëkohësisht dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe pajtimi është pjesë e ADN-së dhe ka për të qenë e tillë edhe kur ju të bëheni shtet anëtar. Ndryshe projekti europian nuk do të qëndronte dot në themele të forta. Po aq i rëndësishëm është dhe fakti se anëtarësimi i Shqipërisë dhe rajonit në BE është në interesin më të mirë të gjithë të Europës. Pasi nuk do të mund të ketë Europë të sigurt dhe stabël pa integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE. Bëhet fjalë për rëndësinë madhore të të ardhmes sonë të përbashkët. Kjo do të thotë se askush nuk po i bën askujt ndonjë nder.

Në këtë sesion të ri politik, mazhoranca po kërkon që të ulet në tryezë me pakicën jashtë parlamentit.

Pas takimit me sekretarin e Shtetit Parlamentar të Gjermanisë, Christian Lange, kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, i kujtoi PD se ka ende kohë që të ulet në karrigen bosh në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tusk-sot-2-ore-ne-tirane-takim-vetem-me-kryeministrin-rama

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon