Surprise Me!

Ora News - Kush kapet me armë do dënohet nga 5-15 vite burg

2019-09-19 0 Dailymotion

#rtvora
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se kush kapet me armë pa leje do të dënohet nga 5 vite burg, deri në 15 vite ne rast përsëritje. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku foli për Kodin Penal, ministri tha se dënimet e mëparshme për armëmbajtje pa leje kanë qenë simbolike.

Lleshaj: Dënimet që janë dhënë ndaj personave të kapur me armë kanë qenë të pamjaftueshme, kanë qenë simbolike. Ka ardhur koha që qytetarët shqiptarë të ndahen nga armët. Për këtë Kodi parashikon që ata që kapen me armë dënimet fillojnë nga 5 vjet deri në 15 në rast përsëritje. Do bëjmë përpjekje që të rëndojmë kushtet për marrjen e armëve me leje.

Lleshaj foli edhe për ashpërsim të masës së dënimit për ata që tentojnë të bllokojnë rrugët.

Lleshaj: Është bërë modë në Shqipëri që kush është i pakënaqur nga veprime të caktuara të administratës, qeverisë, gjyqësorit të ushtrojë një vetëgjyqësi moderne duke bllokuar rrugët si përgjigje ndaj vendimeve që dikush nuk i pranon. Këtu ka ardhur koha që Kodi Penal parashikon qartësi masa ndaj atyre që bllokojnë rrugët e vendit. Mentaliteti për të bllokuar rrugët duhet të marrë fund dhe qytetarët shqiptarët dhe politika duhet të kuptojnë që zgjidhja e problemeve ka vetëm një derë, kjo është dera e drejtësisë. Ata që do të tentojnë të bllokojnë rrugët duhet të llogarisin masa të reja të parashikuara nga Kodi Penal.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kush-kapet-me-arme-do-denohet-nga-5-15-vite-burg

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon