https://www.facebook.com/tvklan/
www.tvklan.al

Titujt Kryesorë - 19 shtator 2019

JEPET PAS PAK MINUTASH VENDIMI PER SAIMIR TAHIRIN.
ISH ?MINISTRI: PROKURORIA S?KA PROVA KUNDER MEJE
Gjykata e Krimeve te Renda do te jape pas pak minutash vendimin per Saimir Tahiri, ndaj te cilit rendojne tre akuza te renda. Ish ?ministri i Brendshem tha se kunder tij s?ka asnje prove. Prokuroria ka kerkuar denimin me 8 vjet burg.

EKSTRADOHET NGA GJERMANIA ARBER ÇEKAJ, I AKUZUAR NE
SHQIPERI PER TRAFIKIMIN E 613 KILOGRAMEVE KOKAINE
Ekstradohet nga Gjermania Arber Çekaj. Pronar i kompanise ?Arbri Garden? akuzohet per trafikimin e 630 kilogrameve kokaine nga Amerika Latine. Policia thote se gjate nje viti jane ndaluar 1187 persona të shpallur në kërkim kombëtar.

GJIKNURI: GATI TE LARGOHEM NGA KOMISIONI I REFORMES
PD: DUHET TE NDIQET PENALISHT. PS: NUK VENDOS OPOZITA
Damian Gjiknuri shprehet i gatshem te largohet nga drejtimi i Komisionit te Reformes Zgjedhore, nese opozita e vendos si kusht. Partia Demokratike thote se ai duhet te ndiqet penalisht. Mazhoranca deklaron se opozita s?mund te caktoje ekspertet e saj.

RAMA FTON SIPERMARRESIT ITALIANE: SHQIPERIA, PARAJSE
FISKALE. ASNJE TAKSE PER INVESTIMET ME 5 YJE NE TURIZEM
Kryeministri Rama fton sipermarresit italiane te investojne ne Shqiperi. Ne panairin ?Fiera del Levante?, ai tha se Shqiperia eshte nje ?parajse fiskale? krahasuar me vendin e tyre, pasi nuk ka asnje takse per investimet me 5 yje ne turizem, per 10 vjet.

EURO NE EKUILIBER TE RI, SEJKO: GATI TE NDERHYJME NESE KURSI I KEMBIMIT NDIKON NE INFLACION
Monedha e perbashket europiane ka arritur nje ekuiliber te ri ne tregun e kembimit valutor. Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Gent Sejko shpjegon shkaqet dhe paralajmeron nderhyrje vetem nese kursi do te ndikoje ne inflacion.

SHQIPERIA, NE VEND NUMERO NE RENDITJEN E RE TE FIFA ?s. KOSOVA, SERISH NE NGJITJE
Shqiperia mbetet ne vend numero ne renditjen e FIFA-s per muajin shtator. Ndersa Kosova vijon ngjiten, pas performances pozitive ne ndeshjet e grupit per eliminatoret e Kampionatit Europian te Futbollit.

Spiker: Anjola Hamzaj