#rtvora
Një grua u vra në një atentat ku objektiv i dyshuar ishte nipi i saj.

Ngjarja u shënua në fshatin Zezë të Fushë Krujës. Viktima është Shpresa Basha 50 vjeç , ndërsa i plagosuri Mariglen Haka 28 vjeç, personazh i njohur ky për lidhje të dyshuara kriminale.

Atentati ndodhi pranë shtëpisë së Hakës, ku ndodhej edhe halla 28 vjeçarit. Ata u qëlluan me breshëri arme zjarri.

Për pasojë, hallë e nip mbetën të plagosur rëndë. Ata u sollën me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ishte vëllai i Durim Bamit, ai që i solli në spital, sic tregojnë edhe këto pamje.

Por Shpresa Basha ka ndërruar jetë në sallën e operacionit pak pas mesnatës. 28 vjeçari ndërkohë ndodhet ende në trajtim mjekësor, por nuk ka shumë detaje rreth gjendjes së tij.

Policia në një njoftim të shkurtër, thotë se po heton për të zbuluar shkaqet dhe autorët. Ndërsa burime, thonë se pistat kryesore për atentatin po shtrihen mbi të shkuarën e 28 vjeçarit.

Mariglen Haka qenë i arrestuar në 2018 në operacionin e bujshëm të forcave RENEA që rrethuan fshatin e Fushë-Krujës duke zbuluar armatime, municione e drogë.

Bashkë me të u arrestua edhe Valter Bami, pikërisht personi që e dërgoi në Spital.

Në 13 qershor 2011 ai është shoqëruar si i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenit të kromit, Nadien Zeneli, në zonën e Bllokut.

Haka u tha në atë kohë se kishte vrarë biznesmenin pasi dyshonte se ai ishte i përfshirë në vrasjen e vëllait të tij, Roland Haka, në vitin 2004.

Ja momenti kur viktimat mbërrijnë në spital.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/perplasje-me-arme-zjarri-vdes-nje-nga-te-plagosurit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz