Të frikësuar nga lëkundjet e tjera

Tërmeti që goditi dje vendin shkaktoi shumë pasoja materiale, por fatmirësisht asnjë viktimë.

Durrësi ishte një nga zonat më të prekura ku janë dëmtuar 188 shtëpi dhe 8 pallate, të cilat kanë pësuar plasaritje.

Shumë banorë kanë kaluar natën jashtë nga frika e lëkundjeve të tjera të cilat kanë vijuar edhe gjatë natës.

Ekspertët kanë vlerësuar paraprakisht se një prej pallateve ka pësuar dëme të mëdha dhe nuk do lejohet që banorët të kthehen deri në një njoftim të dytë.

Dëme ka pësuar edhe një shkollë 9-vjeçare.

Tv Klan